CIA është e përfshirë në vrasjen e presidentit Kennedy, thotë i nipi që kandidon në presidenciale (fotot)

08/05/2023 18:03

Kandidati demorkat për zgjedhjet presidenciale Robert Kennedy Jr. ka fajësuar dje CIA-n për vrasjen e 22 nëntorit 1963, të xhaxhait të tij, presidentit John F. Kennedy — duke pretenduar se “dyshimet për këtë janë përtej normales.”

Kennedy bëri akuzat ‘bombë’ që kanë ndezur shumë teori konspiracioni gjatë viteve në një intervistë me gazetarin John Catsimatidis në programin WABC 770 AM.

“Ka prova të shumta se CIA është e përfshirë në vrasje. Për mua kjo nuk mund të vihet në dyshim,” tha Kennedy për vrasjen e xhaxhait të tij të njohur në SHBA si JFK, gjata parakalimit me autokolonë në Dallas, Texas.

“Ka prova të shumta se CIA është e përfshirë në vrasje, si deh në fshehjen e mëpasshme të fakteve”, shtoi ai duke cituar mes provave librin e James Douglas me titull “JFK dhe ato që nuk mund të thuhen”, ndërsa mohimet e CIAs për çështjen i quante “një fushatë 60 vjeçare fshehjeje.”

Hetimi zyrtar i çështjen nga autoritetet në SHBA, të përmbledhura në dokumentet Warren Commission Report, konkludojnë se autori Lee Harvey Oswald veproi i vetëm për të kryer vrasjen, dhe se nuk ka prova që ai ishte pjesë e një konspiracioni të gjerë për eliminimin e presidentit të 35 të SHBA. Raporti është publikuar në shtator 1964.

Vetë CIA në faqen e saj të internetit  i referohet pretendimeve për përfshirjen e saj në vrasjen e JFK si “gënjeshtra.”

FOTO GALERI
2/3
CIA në faqen e saj të internetit i referohet pretendimeve për përfshirjen e saj në vrasjen e JFK si “gënjeshtra.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA