Bajram Begaj pret një përfaqësi nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, në fokus integrimi i vendit dhe lufta në Ukrainë

08/05/2023 13:57

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy A. Chorba.

Ish-diplomatët e lartë amerikanë, po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës. Vizitat po zhvillohen në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor. Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mirë në rajon, duke nënvizuar  mbështetjen që Tirana zyrtare i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternativë për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.

Gjatë takimit, Begaj ka ritheksuar edhe njëherë se pas NATO-s, prioriteti strategjik dhe më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kreu i lartë i Shtetit nënvizoi qasjen e re të Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe i njohu të pranishmit me çeljen e negociatave të aderimit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Një vëmendje e veçantë në takim iu kushtua edhe zhvillimeve në Ukrainë, si dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA