Çdo shtet përveç atyre të Australisë Perëndimore dhe Territorit Verior u zgjuan këtë mëngjes me temperature nën zero sipas Dean Narramore, ekspert i vjetër i Byrosë vendase të Meteorologjisë.
Termometri pësoi një rënie të menjëhershme prej deri në tetë gradë, por thëllimi ka bërë që ndjesia të ishte për temperature 10 gradë më të ulëta në disa zona, shtoi ai.
Paralajmërime për dallgë mbi 6 metra të larta u lëshuan edhe ne brigjet jugore. Edhe pse i ftohti nuk është i pazakontë për këtë periudhë të vitit në Australi që në maj përjeton vjeshtën, ai këtë herë duket më i theksuar se zakonisht me rekorde të reja të shënua në Omeo, Bombala dhe Canberra, të cilat shënuan ditën më të ftohtë të muajit maj në histori.
Ndërkohë, Vietnami regjistroi një ditë më parë temperaturën më të lartë ndonjëherë, 44 gradë Celsius. Rekordi u shënua në provincën veriore Tanh Hoa, ku zyrtarët u bënë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, gjatë periudhës më të nxehtë të ditës. Edhe qytetet tjera në rajon kanë regjistruar mot ekstrem.
Në provincën Mak të Tajlandës, termometri tregoi 44.6 gradë Celsius, e në Mianmar u raportua një temperaturë prej 43.8 gradësh Celsius, më e larta në të paktën një dekadë.
Top Channel