Tragjedi në Itali/ 45-vjeçari tenton të vrasë gruan por qëllon për vdekje vajzën 16-vjeçare që ndërhyn! Vret dhe një italian

07/05/2023 13:00

Një 45-vjeçar shqiptar ka kryer një krim të dyfishtë gjatë mesnatës në Itali. Ai ka ekzekutuar vajzën e tij 16-vjeçare dhe një shtetas italian.

Mediat italiane raportojnë se Taulant Malaj, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me italianin. Gjatë konfliktit, Malaj ka tentuar të vrasë bashkëshorten, por dyshohet se ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit që ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën është qëlluar për vdekje nga autori.

Në pas, në rrethana ende të paqarta, Malaj ka qëlluar shtetasin italian, në shkallët e pallatit, aty ku duken njollat e mëdha të gjakut. Plagë ka marrë edhe 39-vjeçarja, që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Malaj u arrestua pranë pallatit. Gjatë ndalimit, ka rrëfyer se po kërkonte djalin e tij pesë vjeçar. Në vendngjarje u sekuestrua arma e vrasjes, një thikë kuzhine.

Familja shqiptare ishte me origjina nga Selenica e Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse mes çiftit ka pasur konflikte të mëparshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA