25/11 11:50
Një ekran i madh u shemb në Pamplona, teksa po transmetohej finalja e Kupës së Mbretit mes Realit të Madridit dhe Osasunës.
Mijëra fansa të kësaj të fundit ishin grumbulluar në Plaza del Castillo për të ndjekur finalen nëpërmjet tre ekraneve të mëdhenj, të vendosur nga bashkia e qytetit.
Megjithatë era e fortë bëri që njëri prej tyre të shembej dhe të binte brenda perimetrit të sigurisë, teksa transmetimi u ndërpre për disa minuta edhe në ekranet e tjerë.
Për fat të mirë ekrani nuk dëmtoi asnjë prej tifozëve, por vetëm një gazetar, që ndodhet në spital me dëmtime të lehta./ Super Sport
Top Channel