Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Marco Verratti është një nga lojtarët më të rëndësishëm te PSG, por gjatë këtij sezoni nuk është shfaqur në nivelin e duhur.
Mesfushori italian është pjesë e kampionëve të Francës prej vitit 2012.
Kritikat ndaj tij nuk kanë munguar dhe 30-vjeçari po mendon të nisë një aventurë të re në karrierë. Verratti ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit francez janë të ndarë sa i përket situatës së lojtarit. Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka një lidhje dhe vlerësim të madh për Verrattin.
Kreu i PSG-së është kundër shitjes së mesfushorit dhe shpreson ta shohë edhe për shumë vite në “Parc des Princes”.
Ndryshe mendon Luis Campos. Drejtori sportiv nuk e cilëson të pazëvendësueshëm dhe është gati të marrë në konsideratë ofertat që do të vijnë për të.
Top Channel