Dy iranianë janë nën hetim pasi u kapën në portin e Vlorës, duke kaluar kufirin me dokumente false.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.
Në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit iranianë M. M., 52 vjeç dhe M. G., 57 vjeç.
Gjatë kontrollit të detajuar të dokumenteve, rezultoi se dokumentet që dy shtetasit kishin paraqitur, ishin të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel