Nga zona e Bulevardit të Ri ku zhvilloi një takim me banorët e njësive 4.8 dhe 9, kryebashkiaku Erion Veliaj i krahasoi partitë politike me shtëpinë e Big Brother.

Ai tha se socialistët janë ata që pranojnë banor të rinj brenda gjirit të tyre, e PD ajo që vetëm eliminon.

“Shikoni shtëpinë e tyre. Në një farë mënyre jemi si Big Brother. Ata nxorën Lulin, Majlindën, ne specializohemi për të shtuar shtëpinë e përbashkët. Na janë bashkuar në këtë shtëpi, ata që vijnë nga drejtime të tjera. Fakti që kjo është një shtëpi e hapur ka bërë që shumë demokratë e aktivistë të bashkohen me një shtëpi që nuk i lë punët në mes.”- tha Veliaj.

Në 14 maj, Veliaj ftoi të gjithë votuesit që të mbështesin kandidatët e Partisë Socialiste pasi vetëm kështu, sipas tij, vendi do të ecë përpara.

“Kur ti shikon si trajton shtëpinë e tyre ti kupton që dikush që nuk e do shtëpinë e vetë nuk e rregullon dot shtëpinë tënde. Një njeri që e dhunon shtëpinë e vetë nuk e ndërton shtëpinë tonë që është Tirana jonë.”- tha Veliaj.

Ai foli dhe për projektin e ri që do të zbatohet në zonën e bulevardit të ri.

“Këtu do jetë ndërtesa e ardhshme e bashkisë së Tiranës. Ne besojmë tek ky projekt. Tek fillimi i bulevardit do të jetë gjykata e lartë. Pak më poshtë prokuroria. Më poshtë pallati i kongreseve, dhe duke sjellë 6 institucione publike ne i japim shpresë bulevardit të ri. Një shesh që do jetë simetria e Nënë Tereza.”– tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA