Studioja XDGA nga Belgjika u zgjodh fituese në konkursin ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Vlorës.

Sot prezantuan publikisht projektet e tyre para një jurie me përfaqësues nga bota e arkitekturës, urbanistikës bashkëkohore, 3 studio të arkitekturës bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë).

Ky projekt sipas kryeministrit Edi Rama do të pasohet nga të tjerë me synimin për të zgjeruar hapësirat sportive në kryeqytet.

Veç stadiumeve, Rama premtoi se pas marrëveshjes me klubin e Manchester City për krijimin e një akademie futbolli në Durrës, është në bisedime me një tjetër klub europian për Vlorën.

Me mbarimin e zgjedhjeve vendore, kryeministri vuri në dijeni Federatën Shqiptare të Futbollit se do të kenë një presion të shtuar për investime të reja për fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA