Himariotët e pritën me mënyrën e tyre Edi Ramën.

Lidhja e gjakut e Ramës me qarkun e Himarës, bëri që edhe gjuha politike të ishte më e ashpër se në rrugëtimin e tij elektoral në bashkitë e tjera.

‘Ai është një kokërr injoranti është një diversionit i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh ku karavidhja e parë ka lindur. Do të çohen himarjotët këtu të gjithë himarjotët sido që të ndjehen sido që të flasin ngado që të vijnë edhe do të shkojnë më 14 maj të vënë një kryq në Bashkë Fitojmë më Like Floririn. Po pastaj çfarë do kërkoni më nga unë. Çfarë do të kërkojnë nga unë himarjotët. Është një analfabet në greqisht, se në shqipe nuk është analfabet është dru. Jam shumë i acaruar me mënyrën sesi ai kërkon të përdorë këtu lidhjet që ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, e në Turqi i kam vetë”- tha Rama.

Fredi Belerin, kundërshtarin e Gjergji Goros në garën e 14 majit, ai refuzon ta pranojë si të denjë për të drejtuar bashkinë e Himarës.

Ja foli drurit, si je? Nuk përgjigjet. Me këtë do bashkëpunoj unë? Bashkëpunohet me drurin?

Kryesocialisti kërkoi nga himariotët, që ditën e zgjedhjeve më shumë se për kandidatin, të mendojnë  për të kur të japin votën.

Top Channel