Protesta për arrestimin e opozitarit në zgjedhjet surprizë të Paraguait (fotot)

06/05/2023 19:38
Paraguayo Cubas

Kandidati opozitar i renditur i treti në zgjedhjet e vendit Paraguayo “Payo” Cubas është arrestuar me akuza të prishjes së rendit publik dhe mospranim të rezultatit, por kjo ka nxjerrë qindra mbështetës të tij në rrugët e kryeqytetit Asuncion kësaj jave.

Cubas, u rendit i treti në zgjedhjet presidenciale të së dielës, dhe nuk i rezistoi në zonën e San Lorenzo, në periferi të kryeqytetit, teksa kishte denoncuar parregullsi në zgjedhjet.

Kandidati surprizë i të djathtës konservatore Santiago Pena fitoi zgjedhjet me 42 përqind të votave, i ndjekur nga sfiduesi majtë Efrain Alegre me 27 përqind, kandidati preferuar i SHBA .

Cubas kishte marrë 22 përqind të votave, që eshtë më shumë sesa pritej, ndërsa nuk kishte ngritur ankimim zyrtar për ato që pretendonte se ishin “manipulim gjigant i zgjedhjeve”.

Autoritetet qeveritare kanë refuzuar pretendimet e manipulimit dhe fituesi zgjedhjeve Pena ka bërë thirrje për qetësi pas protestave të thirrura nga Cubas.

Qindra mbështetës të tij kanë demonstruar kësaj jave në kryeqytet, me përplasje me policinë jashtë komisionit qendror të zgjedhjeve.

“Nuk ka mundësi manipulimi,” tha dje zëdhënësi zgjedhor Carlos Ljubetic për gazetarët.

Partia Kolorado e drejtuar nga Pena ka qenë në pushtet prej kohësh teksa fitorja habiti analistët që prisnin të vijonte tendenca e vendeve latine për të refuzuar të djathtën.

FOTO GALERI
1/3
Santiago Pena fitoi zgjedhjet me 42 përqind të votave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA