Lutja “God Save the King” ( Zot Ruaje Mbretin) u shqiptua edhe në Tiranë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi se shumë britanikë të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri megjithëse mijëra kilometra larg Londrës në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë u bënë pjesë e Kurorëzimit të mbretit Charles i tretë dhe Camilla si mbretëreshë.

Pak përpara nisjes së ceremonisë madhështore në Londër, ambasadori Alastair King-Smith tha se “Sot shpaloset shumë traditë dhe gëzim”, duke theksuar se “Mbretëria është vazhdimësi dhe stabilitet”.

“Në 1000 vitet e fundit monarkët britanik janë kurorëzuar në katedralen  Westminster Abbey. Mbreti është një figurë shteti jo vetëm për Britaninë dhe vende të tjera si kreu shtetit për vendet e Komunuellthit, territoreve britanike më mbi 150 milion njerëz të të gjithë globit. Një monark vepron si kreu një shteti me sistem demokratik dhe një figurë mbi palët politike me misionin e bashkimit”, deklaroi ai.

Ambasadori Alastair King-Smith, e solli këtë ceremoni edhe në kontekstin aktual të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

“Siç më keni dëgjuar prej ditës të parë të ardhjes time këtu, ne jemi të vendosur të vijojmë thellimin e marrdhënieve me Shqipërinë.  Kryeministri Edi Rama si i ftuar i qeverisë angleze në mars na dha mundësinë e çuarjes të marrëdhënieve në një tjetër nivel.  Marrëdhëniet tregrare po pësojnë rritje dhe në funksion të kësaj kemi hapur Dhomën Britanike të Tregëtisë në Shqipëri”, deklaroi ambasadori Alastair King-Smith.

Gazetari Top Channen Muhamed Veliu raportoi se në vitin 1998 atëherë Princ, sot mbret Charles  një kampion në mbrojtjen e trashëgimisë botërore kishte shprehur dëshirën për të vizituar Butrintin, një vizitë e cila për rrethanat që po kalonte Shqipëria nuk u realizua.

Le të shpresojmë se kjo vizitë do të realizohet gjatë mbretërimit të tij.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA