26/11 16:12
55 çiklistë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, garuan për çmimin e parë të Kupës “Agim Tafili” që u zhvillua për dy dite me radhë në Shkodër.
Në garën e zhvilluar në ditën e parë, me itinerar Fushë Krujë – Shkodër, fitues u shpall çiklisti i ekipit të Tiranes Olsjan Veliaj ndërsa edhe në të dytën, Tirana u shpall fituese pasi Tefik Salahi, ishte i pari në finishin e garës 108 kilometër të gjatë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku, duke vlerësuar faktin se ne dy garat nuk u regjistrua asnjë aksident, shprehet i kënaqur për mbarëvajtjen e Kupës.
Çiklistet shqiptare po përgatiten për aktivitetin e radhës me datën 22 Maj ku përballen do të kenë rival nga 15 ekipe të Europës.
Top Channel