Do të ketë një mbizotërim të orëve me diell në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen 8°C deri në 24 °C në zonat malore dhe 12 °C deri në 30 °C në zonat ulëta.
Në zonat bregdetare temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 27 °C.