Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, pak ditë para zgjedhjeve lokale.

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se është krijuar një sistem i tillë shmang tentativat e manipulimit siç janë rastet e votimit disa here apo shmangies së identifikimit biometrik.

Është përmirësuar sistemi i protokollimit të rasteve kur për arsye objektive nuk mund të bëhet identifikimi biometrik i votuesve. Sistemi është i tillë që nuk lë shkak dhe mundësi për këdo që në mënyrë manipulative kërkon të shmangë identifikimin biometrik. Një votues nëse do të përdorë një mënyrë për ta  shmangur identifikimin biometrik do jetë qartësisht e evidentuar se për çfarë arsyesh. Kemi pasur raste që i kemi identifikuar ku votues të caktuar ka gjetur mënyrën e shmangies së vënies së gjurmës së gishtit. Tashmë me një sistem më të mirë të operatorëve  besoj se procesi i identifikimit biometrik do të jetë më mirë i realizuar”- tha Celibashi.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel