Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka kujtuar dëshmorët e atdheut në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, duke u uruar lavdi përjetë.

“Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale.

Kreu i shteti nuk ishte pjesë e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit këtë të premte, pasi do të jetë i pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Top Channel