“Një mundësi promovimi në arenën ndërkombëtare”/ Kanye West në Tiranë, ministri Gonxhja: Do të gjenerojë mbi 120 milionë euro për ekonominë shqiptare Beteja për Bashkinë e Durrësit ka ashpërsuar tonet mes dy kandidatëve.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar pas kritikave të bëra gjatë ditëve të fundit nga ana e rivalit të saj politik, Igli Cara. Në një postim në “Facebook”, Sako ka theksuar se politika për të është një ballafaqim vizionesh dhe jo një përballje personale mes kandidatëve.
“Duke qenë se Igli Cara merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij siç e thotë edhe vetë, dua t’ju them dy fjalë! Igli Carën unë nuk e njoh, emrin e tij e kam dëgjuar dikur si njeri që shiste vende pune kur PD-ja ishte në pushtet. Por për këtë nuk kam asnjë provë. Ndërsa prova se Igli Cara është vetë një politikan i vjetër, i cili i shitet padronit të radhës dhe nuk meriton të merret seriozisht, është para syve të gjithë durrsakëve”, shkruan Sako.
Sipas Sako, kundërshtari i saj politik, Igli Cara deri dje ishte marioneta e Lul Bashës, ndërsa sot e Sali Non gratës dhe Ilir Floririt.
“Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Igli Carës! Prandaj i dashur Igli, në 14 maj ti do të kthehesh tek mama në pritje për padronin e radhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, shtoi ajo.
Kryebashkiakja Emiriana Sako ka nënvizuar më tej se bashkia është vetëm e durrsakeve dhe se nuk do të jetë asnjëherë e non gratave dhe e kukullave që e lidhin qytetin vetëm me hallet dhe interesat personale. Në sinkron me kryebashkiaken e Durrësit, kryeministri Rama publikoi një spot elektoral.
Postimi i plotë i Emirjana Sakos
DY FJALË PËR KUNDËRSHTARIN TIM
Unë nuk jam politikane dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë politikën si përballje personash. Për mua politika është ballafaqim vizionesh, programesh, rezultatesh.
Por, duke qenë se Igli Cara merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij siç e thotë edhe vetë, dua t’ju them dy fjalë!
Igli Carën unë nuk e njoh, emrin e tij e kam dëgjuar dikur si njeri që shiste vende pune kur PD-ja ishte në pushtet. Por për këtë nuk kam asnjë provë. Ndërsa prova se Igli Cara është vetë një politikan i vjetër, i cili i shitet padronit të rradhës dhe nuk meriton të merret seriozisht, është para syve të gjithë durrsakëve. Deri dje ai ishte marioneta e Lul Bashës, sot ai është marioneta e Sali Nongratës dhe Ilir Floririt, të cilët s’kanë asnjë lidhje me të ardhmen e Durrësit. Ata e kanë hedhur Igli Carën në fushë për t’u hedhur hi syve të durrsakëve dhe për ta marrë Durrësin peng. Për të marrë peng Portin e ri Turistik, Portin e ri tregtar në Porto Romano, hekurudhën e re Durrës-Tiranë dhe vetë të ardhmen e Durrësit që sot me mbështetjen e Kryeministrit dhe deputetit tonë Edi Rama, ka hyrë në një kapitull historik transformimi ekonomik, urban dhe social.
Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Igli Carës!
Prandaj i dashur Igli, në 14 maj ti do të kthehesh tek mama në pritje për padronin e rradhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
Bashkia e Durrësit është e durrsakëve që duan të shkojnë vetë përpara dhe kurrë s’do të jetë më e nongratave dhe e kukullave si puna jote, që me Durrësin i lidhin vetëm hallet dhe interesat personale!
Top Channel