Reja: Shpresoj që Napoli të festojë sonte! Kujtimi im më i bukur është ngjitja në Seria A

04/05/2023 20:30

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht edhe i Napolit është shprehur i lumtur për ecurinë në këtë sezon të kësaj skuadre.

Duke folur për mediet në prag të ndeshjes me Udinesen, në të cilën Napoli do të sigurojë matematikisht titullin kampion të Seria A, tekniku theksoi se Giuntoli dhe Spalletti bënë një punë të mirë.

“Nuk e prisja këtë Napoli, por klubi bëri një punë të shkëlqyer, Giuntoli ishte shumë i mire. Ai i dha ekipit lojtarë të rëndësishëm, dukej sikur historia e klubit në Serinë A kishte përfunduar, por ndërhyrjet në merkato u bënë me mjeshtëri. Dhe aftësia e Spallettit ka bërë gjithçka tjetër, duke krijuar një histori të jashtëzakonshme. Është një ekip që ka luajtur mirë gjatë gjithë kampionatit, ata kanë pasur vetëm një rënie fizike, por është e kuptueshme, por në përgjithësi ata janë gjithmonë në rritje.”-tha ai.

Sa i përket kujtimit të tij më të mirë te Napoli, Reja theksoi se ishte ngjitja në Seria A.

“Kujtimi më i mirë ka qenë gjithmonë ai i promovimit, festa deri në orët e vona të natës ishte e mrekullueshme. Shpresoj që një festë e tillë të përsëritet edhe sonte dhe shpresoj shumë që të ndodhë sot”-përfundoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA