Palestinezët përplasen me ushtarët pas mësymjeve vrasëse të Izraelit në Nablus (fotot)

04/05/2023 19:14

Ushtarë izraelitë lëshonin sot gaz lotsjellës ndaj protestuesve palestinezë që lëshonin gurë gjatë përplasjeve në al-Birah të Bregut Perëndimor, disa orë pas mësymjes së ushtrisë në Nablus ku tre palestinezë mbetën të vrarë.

Forcat izraelite thanë se kishin vrarë tre palestinezët më heret, si të dyshuar për atentatin ndaj dy grave izraelite muajin e kaluar.

Ushtria tha se kishte vrarë “dy të dyshuarit për atentatin dhe një të tretë që po i ndihmonte”, gjatë operacionit në Nablus.

Grupi palestinez Hamas tha se të vrarët ishin nga radhët e tij dhe se ata ishin ekzekutuar nga ushtria izraelite.

Teksa blindat izraelite hynin sot në qytet, grupe palestinezësh nisën të lëshonin gurë ndaj tyre.

Një fotograf i rrjetit AFP tha se kishte dëgjuar dhe armë zjarri pranë Qytetit të Vjetër teksa dhjetra automjete të ushtrisë izraelite vinin në skenë nga drejtime të ndryshme.

Më herët turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në qendër të Nablus për funeralet e të të vrarëve, që quheshin “heronj të rezistencës” nga pjesëmarrësit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësonte operacionin për vrasjen e tre palestinezëve, duke thënë se ishte ‘konkluzioni një ndjekjeje disa-javore’.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA