Është “bomba” e parë e madhe e merkatos së verës: Jude Bellingham është një hap larg të qenit lojtar i Realit të Madridit.
Prestigjiozja “Marca”, gjithmonë e mirinformuar për ato që ndodhin në klubin “merengues”, siguron që marrëveshja me Borussian e Dortmundin dhe me lojtarin anglez është mbyllur.
Bellingham do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
“Marca” vë në dukje se shifra e transferimit do të jetë mes 100 dhe 120 milionë eurove. Oferta e “Los Blancos” ka qenë me e lartë se shifrat e ofruara nga Manchester City dhe Liverpooli.
Gatishmëria e lojtarit për të luajtur në “Santiago Bernabéu” ishte vendimtare në arritjen e marrëveshjes mes kluvebe.
Bellingham mbërriti në “Signal Iduna Park” në vitin 2020, pasi Dortmundi i pagoi 25 milionë euro Birminghamit.
Sipas “Marca”-s, marrëveshja duhet të zyrtarizohet deri në fund të majit. Real i Madridit e konsideron 19-vjeçarin zëvendësuesin perfekt të veteranëve Luka Modric dhe Toni Kroos.
Top Channel