Një burrë është vrarë në një tren të linjave të metrosë së New York pasi u kap me stil mbytjeje në qafë nga një tjeter pasagjer.
30 vjeçari me ngjyrë Jordan Neely, ishte duke folur më zë të lartë në vagonin e trenit derisa njerëzit ndërhynë për ta ndaluar, por një prej tyre e mbajti me kapjen e fortë në qafë derisa ai nuk lëvizi më.
Zyrtarët thanë se shkaku i vdekjes ishte pikërisht presioni në qafë.
Prej kohës së ngjarjes, vdekja e tij ka shkaktuar protesta të zemëruara komunitare në New York.
Viktima njihej si person i komunikueshëm e i zëshëm në zonën e tij, si dhe kryente imitime të Michael Jackson dhe kërcente në Sheshin Times Square.
Të hënën viktima Neely ishte duke bërtitur teksa ecte para e pas në vagonin e metrosë, duke u ankuar se ishte ‘i uritur dhe i etur’.
Incidenti është regjistruar nga gazetari i pranishëm Juan Alberto Vazquez, i cili pohoi për mediat se Neely po bërtiste “në mënyrë agresive,” duke u ankuar se kishte “uri dhe etje”.
Viktima Neely nuk kishte sulmuar njeri fizikisht, shton Vazquez, duke thënë se ish-ushtaraku i pranishëm iu afrua burrit kur ai i kishte hedhur përtokë xhaketën.
Të tjerë të pranishëm kishin tentuar të ndalonin të riun me ngjyrë ndërsa marinsi 24-vjeçar e mbajti për disa minuta me kokën të kapur në krahun e tij të majtë.
Rrjedhimisht Neely humbi ndjenja teksa përpiqej të çlirohej, por ai nuk lëvizi më dhe mjekët e ardhur nuk arritën ta risillnin në jetë.
Marinsi i bardhë fillimisht u ndalua por u lirua pa akuza në varësi të vijimi të hetimeve.
Por tashmë vdekja është regjistruar si vrasje prej kapjes në fyt nga mjekësia ligjore, dhe ka shkaktuar një reagim të ashpër në komunitetin vendas.
Shumë vetë në media e kanë përshkruar si një tej-reagim i ushtarakut ndaj një njeriu në stres mendor.
Kyle Ishmael, 38-rezident i zonës së Harlem tha se video e incident e kishte lënë të shokuar.
“S’mund ta besoj që kjo ndodh në metronë e qytetit ku jam rritur”, tha ai.
Top Channel