Dekoruesit në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë harruar që të zbukurojnë ambientet e kopshteve zoologjike me rastin e kurorëzimit të Mbretit Karl III.
Në ambientet ku qëndrojnë kafshët janë vendosur flamuj të cilat kanë pushtuar të gjithë zonat në Britani.
Tashmë rëndësia më e madhe nuk iu kushtua vetëm rrugëve dhe ndërtesave të ndryshme por edhe kafshëve, për të futur ambientet festive në të gjitha vendet.
Kafshët kanë admiruar dekorimet e vendosura, të cilat kanë qenë të reja në shtëpitë e tyre.
Të dy kopshtet zoologjike janë pjesë e organizatës bamirëse ndërkombëtare të ruajtjes Shoqëria Zoologjike e Londrës, puna e së cilës është mbështetur nga Familja Mbretërore që nga viti 1826.
Mbreti Karl do të kurorëzohet të shtunën në një ceremoni që pritet të mos mungojë në madhështi, dhe rëndësi solemne fetare.
Ai u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera pas nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth, e cila ndërroi jetë në shtator të vitit 2022.
Top Channel