Inzaghi: 0-6? Nuk jam aspak i surprizuar, ju tregoj sekretin e Interit

04/05/2023 09:42

Interi kaloi edhe pengesën Hellas Verona, madje me goleadë 0-6.

Trajneri Simone Inzaghi ndihet i lumtur pas fitores së tretë radhazi në Serie A dhe aspak i befasuar nga triumfi tenistik.

“Nuk jam i befasuar. Djemtë jepnin gjithçka nga vetja edhe kur nuk po arrinim rezultate pozitive.

Isha i qetë, dhe vazhdova të bëja punën time. Tani kemi një renditje më të mirë, por na pret një punë e madhe përpara.

Sekreti i momenti të mirë? Po marrim frytet e punës. Po na ndihmon edhe fakti që nuk na plas fare për kritikat.

Po tentojmë të arrijmë objektiva të rëndësishme për klubin dhe tifozët tanë”, theksoi trajneri i Interit./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA