Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetar, i cili i bëri një pyetje lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit, përkatësisht lidhur me publikimin e fotografive.

Sipas mediave serbe, pyetja pati një efekt të tillë sa Vuçiçit iu deshën disa sekonda për t’u përgjigjur.

Si rezultat, edhe pamjet tanimë janë bërë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

“Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari Velja Belivuk) dhe folët për të gjitha këto. A mendoni gjithashtu se kjo mund të ketë kontribuar në të? A do të bënit të njëjtën gjë sot?”, ka qenë pyetja e gazetarit.

Vuçiç në fillim ishte dukshëm pa fjalë, e më pas disi arriti të jepte një përgjigje.

Duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë të pyetjes, ai u përgjigj: “Shpresonim që sot të kishte një nderim për viktimat, të kishte respekt për viktimat… Sa i përket përgjegjësisë sime dhe shfaqjes se fotove, ato u treguan që diçka e tillë të mos ndodhte kurrë sërish”, ka përfunduar Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA