“Votoni ndryshimin”/ Berisha në Prrenjas: Kandidatët tanë po kërcënohen

03/05/2023 21:17

Ilir Meta në këto zgjedhje u mjaftua vetëm me garën për këshillat bashkiakë, duke i kërkuar Sali Berishës drejtimin e e betejës vetëm në katër bashki.

Një ndër to është edhe Prrenjasi, ku kandidon Suzana Topi.

“Një kandidate e gatshme të debatojë para jush me rivalin e saj që fshihet si mi, që nuk ka guxim të dalë, e gatshme të ballafaqohet jo vetëm me rivalin e saj, të Përrenjasit por nuk vjen ai, as Glediani nuk vjen dot, as ky i kadastrës nuk vjen dot, nëpunësi i kadastrës, as Belba nuk vjen dot, nuk vijnë këta, nuk vijnë se i kanë xhepat të mbushur me paratë e vjedhura nga ju. Nuk vijnë se nuk i lejon Edi Rama”.

Edi Ramën e akuzon jo vetëm se pengon përballjen mes sfidantëve, por dhe për kërcënim të kandidatëve të tij.

“Edi Rama po kërcënon; po nuk votuat thotë për kandidatët e mi, për ata të tjerët nuk do të ketë para. E vërteta është se nuk do të jesh më ti kurrë që të vendosësh për paratë e shqiptarëve, do të ikësh. Ky do të jetë ndryshimi tjetër i madh që vota me 14 maj do të bëjë. Votoni ndryshimin, sepse vendi po shkretohet”.

Berisha sfidoi kundërshtarin politik të çonte në Parlament vendimin për rritjen e pagave, duke u zotuar se do të bashkojë votën e tij me socialistët.

“Mashtrues cinik. Miratoi ligjin në komisione dhe mbylli parlamentin, vetëm e vetëm për të mashtruar qytetarët. I them këtu para jush, urdhëro zotrote, nesër ligjin në parlament dhe ta votojmë, por nuk e bjen”.

Top Channel