Të shkatërruar dhe me lot në sy/ Masakra në Beograd! Prindërit e nxënësve të vrarë ngushëllojnë njëri-tjetrin
03/05/2023 13:42
Mësuesit, nxënësit dhe prindërit kanë ngushëlluar njëri-tjetrin jashtë shkollës fillore në qendër të Beogradit ku ndodhën të shtënat.
Policia ka arrestuar një nxënës 14-vjeçar në shkollën Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit në lidhje me sulmin e mëngjesit të sotëm, ku mbetën të vrarë tetë nxënës dhe roja i sigurisë.
I dyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij.
Oficerët e policisë dhe shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth shkollës ku kanë ndodhur të shtënat.
Top Channel