Sherr për motive të dobëta, 30-vjeçari goditet me përforcues grushti në kokë
03/05/2023 12:50
Një 30-vjeçar është goditur në kokë me një përforcues grushti nga një 48-vjeçar në Pogradec.
Ai u godit gjatë një konflikti për motive të dobëta nga 48-vjeçart I.T. Ky i fundit është arrestuar në flagrancë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur në kokë me një përforcuese grushti, një 30-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.
Top Channel