Në zgjedhjet e 14 Majit janë 122, 545 të rinj e të reja votues për herë të parë.
Me disa prej tyre në Dibër u takua krye-socialisti Edi Rama. U tha se “të shkosh të votosh nuk është mundim i madh, është ushtrim i thjesht”.
“Shumë e rëndësishme vota. Janë të gjithë njësoj se edhe rruga Tiranë Dibër nuk është njësoj. Ne e bëmë se na u dha vota. Do ta kishin bërë nuk e bënë. Ne e premtuam dhe ne e bëmë.”- tha Rama.
Krye-socialisti Rama shpalosi ambicien e çuarjes përpara të turizmit në këtë zonë.
“37.000 turistë dallëndyshe e parë në këtë zonë. Kur vija për punë këtu përgatitesha shpirtërisht. Kur mbërrija më duheshin 3 minuta të drejtoja kolonën mbajtëse të katabinasë. 300.000 turistë do ti bëjmë. Ëndrrat me sy mbyllur kujdes. Sidomos çunat. Sepse e kam parë këtë të ndodhë në Korçë-Vlorë e deri në Belsh ku shkojnë 3.000 veta në vakt. Perspektiva për të ngritur një induistri turizmi ështëe e hapur. Këkon njerëz që dinë ca bëjnë e punojnë ngushtësisht.”- tha Rama.
Bashkë me zëvendës kryeministren Belinda Ballu, kryeministri Rama ndoqën edhe hapjen e segmentit rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, pjesë e rrugës së Arbërit.
Top Channel