Ndryshimet klimatike, pompimi i pakontrolluar dhe ndotja po e vënë në rrezik Liqenin e Prespës dikur të paprekur, thonë ekspertët.

Liqeni që shtrihet në kufijtë e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, po tkurret me shpejtësi, çka po rrezikon gjithmonë e më shumë kafshët dhe mjedisin përreth tij. Pakësimi i reshjeve ka çuar në një tërheqje të vazhdueshme të ujit, i cili në disa vende është tkurrur deri në tre kilometra.

 “Më parë kishte shumë më tepër bore. që mund të arrinte një metër ose një metër e gjysmë. Këto vitet e fundit sakaq, reshjet e dëborës pothuajse nuk ekzistojnë më”, është shprehur eksperti Goran Stojanovski.

 “Ndryshimet e vëna re në nivelin e liqenit, lidhen me ndryshimet klimatike. Temperaturat e larta kanë rritur po kështu avullimin, teksa reshjet e përvitshme janë reduktuar. Nisur nga vendndodhja e liqenit, zgjidhja e vetme është një aksion i përbashkët i vendeve të përfshira”, u shpreh Spase Shumka nga Universiteti Bujqësor i Tiranës

Një studim i cituar nga NASA tregon se në periudhën e viteve 1984-2020, liqeni ka shtatë për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij. Gati 2000 lloje peshqish, zogjsh dhe gjitarësh varen nga ujërat e tij për ushqim.

Degradimi i mëtejshëm i Prespës mund të jetë katastrofik për ekosistemin lokal, por edhe për liqenin fqinj të Ohrit që shtrihet 10 kilometra në perëndim. Për shkak se Prespa shtrihet në një terren më të lartë, Ohri mbështetet tek ujërat e saj nëntokësorë për të ruajtur nivelet e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA