“Po hyjnë shumë në punët tona”/ Në Suedi kërkohet “largimi” nga BE-ja

03/05/2023 12:18

Suedia duhet t`i rishikojë marrëdhëniet me BE-në e të kërkojë më shumë përjashtime nga ligjet e Bashkimit Europian, si pjesë e një rivendosje të marrëdhënieve me bllokun 27-anëtarësh

Duke i bërë jehonë kritikave nga euroskeptikët në mbarë kontinentin, kreu i demokratëve suedezë, partia e dytë më e madhe në vend dhe pjesë joformale e qeverisë, Jimmie Akesson deklaroi hapur se fuqia gjithnjë e më e madhe e BE-së nënkupton se “politikanët gjermanë, polakë apo francezë praktikisht vendosin se çfarë makine mund të blesh, sa e shtrenjtë duhet të jetë benzina dhe cilën pemë mund ta presësh në pronën tënde”.

 “Sot, ka arsye të mira për të rivlerësuar seriozisht anëtarësimin tonë në  Bashkimin Europian. Zgjedhjet tona të përgjithshme, së shpejti do të reshtin së pasuri ndonjë rëndësi në zhvillimin e Suedisë. Dhe ne, natyrisht, nuk mund ta lejojmë të ndodhë një gjë e tillë”, u shpreh Kimmie Akesson.

Akesson, partia e të cilit kundër emigracionit ushtron një ndikim të madh mbi qeverinë djathtiste të Suedisë, vetëm që nuk e përmendi hapur fjalën “Swexit” apo votimin për largim BE-ja siç ndodhi me britanikët në 2016-tën. Por ai i mëshoi me forcë idesë që blloku po lëviz në drejtim të gabuar.

Bashkimi Europian, u shpreh ai në formë paralajmërimi, mund edhe të imponojë politika më liberale ndaj imigracionit në Suedi, e kjo në një kohë kur vendi ka pasur një qëndrim gjithmonë e më të ashpër në vitet e fundit ndaj aplikimeve për azil. Suedezët kanë përgjithësisht një qasje pozitive ndaj anëtarësimit në BE, me 68 për qind në favor të qëndrimit në bllok, sipas një sondazhi të realizuar nga Universiteti i Gwteburgut në muajin mars.

Por demokratët suedezë janë duke fituar përherë e më shumë terren e së fundi, kanë arritur të ushtrojnë një influencë të konsiderueshme në politikëbërje, duke insistuar për rregulla më të ashpra emigracioni e një vëmendje më të reduktuar ndaj ndryshimeve të klimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA