Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

03/05/2023 08:36

Militantët në Gaza goditën Izraelin me më shumë se 20 raketa, pas vdekjes së një të burgosuri palestinez, i cili ishte futur në grevë urie në një burg të Izraelit.

Tre punëtorë të huaj u plagosën nga një sulm me raketa, i cili ndodhi pasi tanket izraelite bombarduan Gazën, në përgjigje të një sulmi të mëparshëm raketash.

Ushtria izraelite tha se nisi sulmet në Gaza të martën në mbrëmje.

I burgosuri, Khader Adnan, ishte një figurë e lartë e Xhihadit Islamik, i akuzuar për vepra terrorizmi.

Autoritetet izraelite thanë se ai e refuzoi kujdesin mjekësor gjatë grevës së tij 87-ditore.

Por, një nga avokatët e tij i akuzoi ato për neglizhencë, ndërsa kryeministri palestinez e përshkroi vdekjen e tij si “vrasje të qëllimshme”.

Një grup ombrellë që përfaqëson grupet militante në Gaza, përfshirë edhe Xhihadin Islamik, tha se sulmet me raketa janë “një përgjigje fillestare ndaj këtij krimi të urryer”. /REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA