Përgatitja e fitimit të titullit, Napoli ndan tifozerinë në dy fronte

03/05/2023 20:32

Nëse senegalezi Dia nuk do të shënonte në barazimin midis Napolit dhe Salernitanës, napolitanët do të ishin kurorëzuar kampion të Italisë.

Napoli është vetëm një pikë larg fitimit të kampionatit në Serie A. “Të kaltrit” do të përballen të enjten në darkë ndaj Udineses në “Dacia Arena”.

Në Udine do të jenë 10.000 tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit, ndërsa të pranishëm në “Diego Armando Maradona” do të jenë 54000 tifozë.

Bashkia napolitane ka vendosur në fushën e stadiumit “Diego Armando Maradona”, ekrane të mëdha në fushën e blertë.Biletat avulluan për rreth 1 orë e 30 minuta. Duket se qyteti i Napolit është në delir teksa festimet sa vijnë e bëhen më të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA