‘Përdhunuesi’ gjendet i varur, i gjymtuar në strukturën mbi autostradën në Meksikë (fotot)

03/05/2023 16:40

Në një rast të rëndë vetëgjyqësie nga Meksika, trupi i një të akuzuari si përdhunues është gjetur dy ditë më parë i varur, i zhveshur mbi një autostradë, teksa raportohej se penisi i ishte prerë dhe futur në gojën e viktimës nga autorët.

Trupi i zhveshur i burrit ishte lënë në dukje demonstrativisht, i varur rreth një metër poshtë strukturës së celiktë mbi rrugë.

Skena e tmerrshme shtangu vendasit në qytezën e Casas Grandes, në shtetin meksikan të Chihuahua, ku u zbulua javës që shkoi.

Gjithashu një pankartë kartoni ishte gjetur pranë trupit, ku shpjegohej se vrasja ishte bërë pasi “viktima ishte një përdhunues”.

Mesazhi shkruante: “Ky është fati që të pret kur je një përdhunues dhe kështu i ndodhtë të gjithë bastardëve të tillë”.

Sipas rrjetit vendas ‘La Voz Del Pueblo’, e cila mbulon aktivitetin e grupeve të krimit të organizuar në Meksikë, pankarta specifikonte se viktima ishte dënuar për përdhunimin e një të miture.

Trupi i tij ishte i mbuluar me gjak ndërsa penisi i prerë i ishte futur në gojë.

Rrjeti La Parada Digital, tha se skena u zbulua fillimisht nga një grup udhëtarësh që vinin Casas Grandes.

Policia tha se burri nuk është indentifikuar ende, por besohet se është mes 35 e 40-vjeç, rreth 1.70 i gjatë dhe me flokë të errët.

Stili i vrasjes është i ngjashëm me taktikat e përdorura nga kartelet meksikane për dënimet demonstrative te rivalëve të tyre.

FOTO GALERI
1/3
Në një rast të rëndë vetëgjyqësie nga Meksika, trupi i një të akuzuari si përdhunues është gjetur dy ditë më parë i varur, i zhveshur mbi një autostradë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA