Mbarështruesi i qenve që alarmoi në pallatin mbretëror thotë kishte një thikë por nuk donte të vriste Mbretin, donte të fliste me një ushtar (fotot)

03/05/2023 15:28

Burri që shkaktoi alarm mëngjesin e sotëm në pallatin mbretëror Buckingham Palace në Londër duke hedhur fishekë pas portave, ka thënë në polici se dëshironte të fliste me një ushtar dhe paralajmëronte oficerët që “çanta e tij të mbahet me kujdes”.

60 vjeçari David Huber u arrestua pasi hodhi një numër objektesh brenda territorit të pallatit mes të cilave dhe fishekë pushke ‘shotgun’.

Mediat britanike thonë se Huber erdhi në kryeqytet prej qytezës së tij të largët në Cumbria në veri të Britanisë, ku ai mbarështron qen të racës hungareze Vizsla.

Ai besohet se nuk është një armik i monarkisë pasi policia tha se në ditën e vdekjes së mbretëreshës kishte komentuar në Facebook: “Është një humbje e madhe për të gjithë ne.’

Policia tha se ai kishte kërkuar të takonte një ushtar pasditen e djeshme, por kur i thanë se kjo nuk ishte e mudur ai nisi të hidhte fishekët e tij mbi hekurat e pallatit mbretëror.

Më pas policia zbuloi në zotërim të të dyshuarit një thikë dhe u arrestua për zotërim armësh.

Gjatë arrestimit ai paralajmëroi oficerët që “mbanin me kujdes çantën e tij” çka bëri që të thirreshin grupet xheniere që më pas kryen një shpërthim të kontrolluar që u dëgjua direkt në rrjetin GB News.

Në kohën e incidentit në pallat nuk gjendeshin mbreti apo mbretëresha por disa orë më herët  mbreti Charles kishte mbajtur një audiencë me kryeministrin australian Anthony Albanese.

Policia tha se nuk kishte informacione për thirrje të të dyshuarit se “donte të vriste Mbretin”, siç u raportua nga disa rrjete.

Policia shtoi se nuk e po e trajton incidentin si terrorist por si një rast të izoluar të problemeve me shendetin mendor.

FOTO GALERI
1/11
60 vjeçari David Huber u arrestua pasi hodhi një numër objektesh brenda territorit të pallatit mes të cilave dhe fishekë pushke ‘shotgun’.

Top Channel