Lufta në Ukrainë/ 16 persona të vrarë nga granatimet ruse në Kherson

03/05/2023 17:17

Granatimet ruse në të gjithë Khersonin kanë lënë 16 persona të vdekur dhe gati 24 të plagosur gjatë ditës së sotme. Shifrat u konfirmuan nga zyra e prokurorit ukrainas.

Trupat e Moskës filluan “granatimet masive” ndaj qytetit Kherson dhe zonave të tjera në rajon këtë mëngjes, thuhet në një postim në Telegram.

Rreth 12 persona u vranë në kryeqytetin rajonal dhe rreth 22 persona “morën lëndime të shkallëve të ndryshme”.

Zyra e prokurorit tha se tre punëtorë u vranë kur një “brigadë e inxhinierëve të energjisë” u ndodh nën zjarrin rus midis fshatrave Stepanivka dhe Muzikyvka. Një burrë u vra gjithashtu në një sulm në Darivka, një fshat tjetër në rajonin e Khersonit, shtoi ai.

Sky News nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet e fushëbetejës. Rajoni i Khersonit është pjesërisht i pushtuar nga forcat e Moskës dhe Rusia ka sulmuar vazhdimisht qytetin Kherson nga këto zona.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA