
25/02 09:55
Ndeshja me Leçen që është duke u zhvilluar aktualisht rezultoi fatale për Mattia de Sciglio.
Mbrojtësi la fushën pas vetëm 33 minutave lojë, pasi pësoi një dëmtim në dukje të rëndë.
De Sciglio u detyrua të dilte nga fusha me barelë ndërsa ishte duke qarë, duke lënë të kuptohet se dëmtimi ishte shumë i rëndë.
Sipas raportimeve të medieve italiane nga diagnoza e parë mësohet se ka një ndrydhje në gju. Megjithatë, nesër e enjte do të kryhen analizat e nevojshme për të përcaktuar shkallën reale të dëmtimit të De Sciglios.
De Sciglio po bënte paraqitjen e tij të 17-të në kampionat, e dyta si titullar, por tani, nëse konfirmohet ky dëmtim mbrojtësi rrezikon të ketë përfunduar herët sezonin.
Top Channel