Komisioni i Apelit të Disiplinës në FSHF, ka lënë në fuqi dënimin për të përjashtuar nga ky sezon klubin e Tërbunit për shkak të përmbushjes së përgjegjësive në ndeshjen ndaj Turbinës, në të cilën nuk munguan edhe aktet e dhunës.
Por, klubi i Turbinës kishte ankimuar këtë vendim duke e kundërshtuar atë, megjithatë së fundmi, Komisioni i Apelit vendosi që masa e marrë ndaj pukjanëve të qëndrojë në fuqi. Tashmë., kundër këtij vendimi klubi i Tërbunit mund të ankimohet vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Vendimi i Komisionit të Apelit në FSHF:
Komisioni i Apelit të Disiplinës, pasi mori në shqyrtim kërkesat e FK Tërbuni,
Vëren se:
Me vendimin nr.31, datë 05.04.2023 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë ndaj FK Tërbuni masat disiplinore si më poshtë vijon:
FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
Më datë 18.04.2023 Nr.782/1 prot. FK Tërbuni, ka paraqitur ankim me objekt:
Kundërshtimin i Vendimit Nr.31 Datë 05.04.2023 të KDS lidhur me sanksionet e vendosura ndaj FK Tërbuni.
KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS
Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive,
VENDOSI:
Top Channel