Emri/ I shpallur në kërkim pasi kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 27-vjeçari në Peqin

03/05/2023 12:52
Foto ilustruese

Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Peqin.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, kanë lokalizuar dhe kapur Adi Meçen, banues në Peqin.

Meçja ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sipas policisë, veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA