Trajtimi i mbetjeve ka qenë një prej sfidave më të mëdha në shoqërinë shqiptare të 3 dekadave të fundit.

Reformat dhe masat e marra ndër vite shpesh janë shndërruar në debate të mirëfillta politike për shkak të interesave që fshihen në biznesin e trajtimit të mbetjeve.

Në puntatën e kësaj të mërkure programi “Inside Story” do të sjellë një dokumentar ndryshe që zbulon historikun e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri.

Përpjekjet e para për mbajtjen pastër të ambientit që nga periudha e komunizmit dhe reformat që kanë lënë vendin njëra-tjetrës gjatë periudhës pluraliste.

Strategjitë e trajtimit në ditët e sotme. Si mbërritëm deri këtu. Dëshmi dhe analiza me ekspertë të ndryshëm që analizojnë situatën me trajtimin e mbetjeve në Shqipëri.

Top Channel