25/11 16:26
Atalanta triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Spezias, duke u afruar edhe më shumë me zonën Champions të renditjes, teksa protagonist këtë mbrëmje ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi kuqezi u rikthye nga dëmtimi dhe luajti titular, teksa pas një rrëmuje në zonën e Spezias, shërbeu edhe golin e tretë të Atalantës, të shënuar nga Muriel, i cili rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes.
Gjimshiti u vlerësua me notën 8.2 nga sajtet sportive, jo vetëm për asistin, por edhe paraqitjen në mbrojtje, teksa kjo ishte edhe nota më e lartë mes futbollistëve të Atalantës.
Top Channel