Foto me prezervativ, Elton Ilirjani “skandalizon” rrjetin

03/05/2023 19:45

Elton Ilirjani vazhdon të testojë limitet e ndjekësve në sajë të videove provokuese dhe fotove me nënkuptime nëpër rrjete sociale.

“Seksi oral i pambrojtuar mund te te infektoje me baktere dhe viruse seksualisht te transmetueshme. Nuk është vetem virusi HIV vërdallë”, shkruan Ilirjani.

Së fundmi, biznesmeni dhe modeli me famë ndërkombëtare ka publikuar një video në të cilën shihet në një ambient me ndriçim të ulet dhe drita fosforeshente.
Detajet që bien në sy perpos trupit në formë dhe bizhuve, janë pikërisht elementet seksuale që ai gjithnjë përdor për të dhënë mesazhe sensibilizuese.
Ilirjani duket në video duke futur në gojë një prezervativ.

Kjo nuk është hera e parë që Elton Ilirjani jep mesazhe sensibilizuese. Ai njihet botërisht si një nga aktivistët e çështjeve LGBTQIA+ më aktiv dhe më i komentuar si pasojë e formave kreative që zgjedh për të dhënë mesazhe ndjekësve dhe komunitetit.

Aktualisht në botë është në rritje numri i njerëzve të cilët vuajnë prej viruseve dhe baktereve seksualisht të transmetueshme.

Ndërkohë, Elton Ilirjani bëhet gjithnjë pjesë e tabloidëve në formen më “fashion” te mundshme. Ne videon e fundit ka veshur nje rrip, pantallona të shkurtra dhe doreza boksi të kombinuara me taka të larta Luoboutin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA