E kërkon Newcastle, Barça gati ta shesë brazilianin

03/05/2023 16:11

Skuadra “Blaugrana” është e detyruar të shesë për të balancuar llogaritë dhe një prej lojtarëve që kushton më shumë është Raphinha.

Braziliani u largua një vit më pare nga Premier League (ishte pjesë e Leedsit) në këmbim të 65 milionë eurove. Raphinha merr 12 milionë euro në vit, kështu që largimi i tij do të ishte lehtësim i madh për arkat e klubit.

Newcastle ka qenë i interesuar për lojtarin në të kaluarën dhe nuk ka hequr dorë prej tij. “Magpies” kanë ofruar një shifër afër 80 milionë euro.

Raphinha ka kontratë deri në vitin 2027, për këtë arsye fjala e fundit do të jetë e lojtarit. Bisedimet mes klubeve tashmë kanë nisur dhe skuadra e Anglisë së Veriut ka bërë tashmë një ofertë fillestare.

Oferta e Newcastle mësohet se ishte përfshirë në planin e fizibilitetit që Barcelona paraqiti në Ligë pak ditë më parë. Institucioni i kryesuar nga Javier Tebas duket se i ka dhënë dritën jeshile këtij plani, në kuadër të “Fair Play-in Financiar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA