Dita e Lirisë së Shtypit, Kim: Një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë

03/05/2023 10:48

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri në Ditën e Lirisë së Shtypit.

Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira.

Diplomatja amerikane i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA