Atentati ndaj Putinit/ SHBA po heton vlefshmërinë e pretendimeve ruse për ‘sulm me dron’

03/05/2023 16:44

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë ende në gjendje të vërtetojnë pretendimet e Moskës se autoritetet ruse mundën të pengonin një përpjekje të Ukrainës për të vrarë Vladimir Putinin në një sulm me dron.

Një zyrtar amerikan tha se ata “po përpiqen ende të vërtetojnë këtë informacion”.

“Nëse ka pasur ndonjë gjë, nuk ka pasur asnjë paralajmërim”, shtuan ata.

Deri më tani, shumica e detajeve të sulmit të supozuar në Kremlin gjatë natës kanë ardhur nga Rusia dhe media e saj shtetërore. Sakaq, një zyrtar i lartë ukrainas ka mohuar pretendimet se Kievi kishte ndonjë përfshirje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë në një intervistë për Washington Post se SHBA nuk mund të vërtetojë raportet për sulmin.

Ai tha se çdo informacion nga Kremlini duhet të merret me rezerva.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA