Vrasja me armë zjarri në Shkodër, policia: Janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit
02/05/2023 12:54
Policia është vënë në kërkim të autorit të vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani.
Pika kontrolli janë ngritur për kapjen e tij.
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia e Shkodrës.
Top Channel