Titulli i këtij sezoni në Superiore u mendua se do të vendosej në derbin mes Tiranës dhe Partizanit dhe ka gjasë të ndodh pasi kjo ndeshje e rëndësishme e futbollit shqiptarë do të jetë vetëm 3 javë përpara përfundimit të sezonit.
Fitorja in-estremis përballë Kastriotit në fundjavë i mban ata ende në një distancë sigurie prej 5 pikësh me vendin e dytë që është Partizani.
Vitet e fundit, vetëm Skëndërbeu ka qenë ekipi i cili arrinte të fitonte titujt njëri pas tjetrit dhe një gjë të tillë bardheblutë kanë mundësinë ta përsërisin kur ndodhen në një distancë që i jep mundësinë t’i marrin më qetë sfidat që kanë përpara, 5 ndeshje nga mbyllja e kampionatit.
Tirana ka marrë gjashtë fitore radhazi dhe do të përballet më pas në kampionat kundër Teutës javën e ardhshme.
Pas këtij takimi, në datën 10 maj do të vijë edhe ndeshja e kthimit me Teutën në Kupë. Por për shkak të fitores 3-0 në takimin e parë, një humbje e ngushtë në shifra ose barazim do të kishte sërish shijen e suksesit.
Kështu bardheblutë do të kishin mundësi të ishin disi më të qetë për ndeshjen përballë rivalëve të tyre për titullin kampion, duke qenë se skuadra e vendit të tretë Egnatia, nuk i ka shanset, edhe pse ndoshta matematikisht, por realisht është 8 pikë larg vendit të dytë.
Ndërkohë fundjava ardhshme i sheh të dyja garueset për titull me skuadra që janë në zonë të rrezikut për play out, Tirana udhëton drejtë Durrësit ku luan përballë Teutës ndërsa Partizani në kompleksin e tij prej Kukësin.
Top Channel