Stadiumi i ri i Korçës, finalja e garës ndërkombëtare për hartuesin e projektit

02/05/2023 12:24

Finalja e konkursit Ndërkombëtar për projektin e stadiumit “Skënderbeu” u zhvillua sot në Korçë,

Tre studio të ndryshme të arkitekturës, nga Italia, Spanja dhe Danimarka prezantuan projektet e tyre, ndërsa ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama I cili tha se ambicia e tij është që të transformojë sportin dhe futbollin duke ofruar infrastrukturë më të mirë që skuadrat e huaja të vijnë e të stërviten në Shqipëri.

“Unë besoj që Korça mund të jetë e para në këtë rrugë të re, me këto zhvillime të reja që të ofrojë mundësi optimale për skuadra europiane që të kalojnë periudhën e tyre përgatitore këtu, duke sjellë një vlerë të shtuar ekonomike dhe financiare për qytetin”, tha Rama.

Një ndër objektivat e Radhës për kryeministrin Rama për 2025-ën mbetet organizimi i kampionatit europian të futbollit të të rinjve në vendin tonë.

“Duke filluar nga objektivi ambicioz që në 2025 ne do organizojmë në Shqipëri kampionatin europian të futbollit për të rinjtë dhe kjo do të thotë që në 2025 ne duhet të jemi gati me këto stadiume të reja të cilave i shtohet edhe siç e tha presidenti, stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë i cili do të ribëhet tërësisht po me këto principe dhe patjetër do të vazhdojmë edhe më tutje”, tha Rama.

Investimi për ndërtimin e stadiumit do të bëhet në bashkëpunim me Federatën shqiptare të futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA