
23/02 17:26
Zinedine Zidane është gati të kthehet në krye të një skuadre sezonin e ardhshëm dhe mund ta bëjë këtë te Juventus.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, janë tre mundësi të hapura për trajnerin francez.
Mbi të gjitha PSG-ja, gati për një revolucion të ri, më pas Marseille duke pasur parasysh situatën në zhvillim të Tudorit, që sipas medieve franceze mund të kalojë te Juventus.
Në fund klubi i Juves nëse “divorcohet” nga Allegri dhe njëkohësisht nëse nuk merr Tudor.
Top Channel