Kremlini akuza Gjermanisë: Përfshirja direkte dhe indirekte e saj në konflikt po rritet

02/05/2023 16:25

Kremlini ka hedhur akuza ndaj Gjermanisë, duke pretenduar se përfshirja e saj në konfliktin në Ukrainë ishte në rritje.

Gjatë një prononcimi për mediet, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaron se përfshirja e Berlinit në konflikt po rritej nga dita në ditë dhe se ata nuk kishin asnjë mënyrë për të siguruar që armët ofruar Ukrainës, nuk do të përdoreshin kundër Rusisë.

Armët e furnizuara nga Gjermania po përdoren tashmë në rajonin e Donbasit, thotë Peskov, një zonë që Rusia pretendon se e zotëron. Kancelari Olaf Scholz tha dje se Gjermania kishte këmbëngulur, si vendet e tjera anëtare të NATO-s, se armët që po i furnizonte Ukrainës nuk duhet të përdoren kundër territorit rus.

“Së pari, Gjermania nuk ka një mënyrë për të kontrolluar. 

Së dyti, armët e furnizuara nga Gjermania për regjimin e Kievit tashmë po qëllojnë në territorin rus, sepse Donbasi është një rajon rus”- tha Peskov, duke shtuar se  “përfshirja direkte dhe indirekte” e Gjermanisë në konflikt po rritet.

“Kancelari gjerman duhet ta marrë këtë si pikënisje”- tha Peskov. Zëdhënësi i Kremlinit është pajtuar me Ukrainën në një pikë, se nuk dinte asgjë për një mision paqeje të Vatikanit për Ukrainën.

Të dielën, Papa Françesku tha se Vatikani ishte i përfshirë në përpjekje të matura për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se ishte gjithashtu i gatshëm të ndihmonte riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të çuar në Rusi ose në tokat e pushtuara nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA