Në zonën e Xhamllikut, kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u përball me shqetësimet e banorëve të zonës për mungesën e parkimeve. Plani i Belind Këlliçit parashikon që 30% e parkingjeve që janë me pagesë në kryeqytet të jenë falas për qytetarët.
“Zgjidhja për parkimin është fokusuar padiskutim te ai premtim që unë kam dhënë, që do t`i dedikoj të paktën 30% vende që janë me pagesë, do t`i bëjë pa pagesë për komunitetin. Do të shohim dhe mundësinë e parkimeve nëntokësore, në vende të caktuara, apo dhe të ndërtimeve me objekt vetëm parkimin e makinave.”- tha Belind Këlliçi.
Pas takimeve elektorale në zonën e Xhamllikut dhe Selitës, Belind Këlliçi u zhvendos në zonën e “5 Majit”, ku u zotua se do dëmshpërblejë me vlerën e tregut banorët të cilëve iu është prishur banesë, nëse merr besimin e tyre në 14 maj.
“Do dëmshpërbleheni cent për cent me vlerën e tregut për shtëpinë tuaj. Edhe ata që janë të shqetësuar me të drejtë, që janë pjesë e këtij blloku që kemi kaluar këtu. Që po na tregonin që jemi në merak të madh, sepse flitet që do të shembet edhe një pjesë shumë e madhe e zonës, i jap garanci se pas 14 majit prona juaj nuk do të preket”– tha Këlliçi.
Belind Këlliçi i njohur banoret e zonës edhe me premtimin tij për për transport falas.
Top Channel